×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA ekspozon stemën e Ambasadës që ia shkatërruan serbët në Beograd

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 22:39

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hapur një muze në të cilin kanë ekspozuar stemën shtetërore, këtë simbol të tyre që është dëmtuar nga sulmet mbi përfaqësitë e tyre nëpër botë. Në mesin e tyre ata kanë ekspozuar edhe stemën e dëmtuar në Beograd, kryeqytetin e Serbisë gjatë një proteste të vitit 2008.


    Kjo paraqet një përkujtim fizik për rreziqet me të cilat janë përballur përfaqësuesit e misioneve diplomatike të SHBA-së.

    Protestuesit në Beograd dëmtuan këtë stemë që njihet edhe si Vula të Madhe, shkruan Reporteri.net.

    Ata sulmuan dhe i vunë zjarrin ambasadës së SH.B.A.-së në 21 Shkurt 2008, në përgjigje të mbështetjes së SH.B.A.-së për pavarësinë e Kosovës. Një grup i madh protestuesish hynë në ambasadë dhe u vunë flakën disa dhomave të saj. Pas sulmit, ambasada u mbyll përkohësisht dhe disa anëtarë të komunitetit të ambasadave u zhvendosën përkohësisht në Kroaci.

    Çfarë simbolizon kjo Stemë?

    Vula e Madhe është stema zyrtare e SHBA-së, që si simboli i shtetit.
    Historikisht, ai mund të bartet vetëm nga një përfaqësues zyrtar i qeverisë.
    Ajo është një qeverisë amerikane që u ideua me qëllim që ata që nuk dinin anglisht të mund ta kuptonin.

    Shqiponja që gjendet në këtë stemë ka 13 shigjeta dhe një mburojë është e vendosur në në gjoksin e shqiponjës e cila poashtu ka ka 13 vija që përfaqësojnë 13 shtetet e para amerikane.

    Kjo stemë u dëmtua gjatë bombardimeve të 14 tetorit 1987 në Konsullatën e Përgjithshme të SHBA në Barcelonë. Një tjetër stemë e SHBA-së ishte dëmtuar edhe në Afganistan./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!