×
  • Sport
  • Sport

    Luftë e ‘zjarrtë’ për zonën Champions në Itali, Milan shpartallon me 7 gola Torinon, fitojnë edhe Juventus me Atalantën

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 22:48

    Tre pikë distancë dhe katër ekipe, lufta për zonën Champions në Itali është më e hapur se kurrë. Kur kanë ngelur edhe dy ndeshje për t’u luajtur, Atalanta, Milan, Napoli dhe Juventus po vrapojnë për të kapur 3 pozicionet që i çojnë në Champions League sezonin ea rdhshëm. Deri më tani jashtë ngelet Juventus.


    Mbrëmjen e sotme Milani arriti një rezultat tenistik në Torino duke shpartalluar vendasit me rezultatin 0-7. Fitore korri edhe Juventusi 1-3 në transfertën e Sassuolos si dhe Atalanta 2-0 ndaj Beneventos.

    Po ashtu edhe Interi fitoi 3-1 ndaj Romës pavarësisht se është matematikisht kampione e Italisë.

    Serinë A kur është luajtur java e 36-të e kryeson Interi me 88 pikë, ndjekur nga Atalanta dhe Milan me nga 75 pikë, Napoli në vend të katërt me 73 pikë dhe Juventus në vendin e pestë me 72 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!