Një grup i majtistëve në Serbi, kanë mbajtur sot një protestë në Beograd në përkrahje të Palestinës. Me flamurin e Serbisë me yll të ish-Jugosllavisë dhe me pankartën ku shkruhej ‘Poshtë okupimi, Kosova është Serbi, Palestina shtet’, është zhvilluar kjo protestë.
Gjatë ditës së sotme në Beograd është mbajtur një protestë, për solidarizim me popullin palestinez në Jerusalem.
Një grup i serbëve janë shfaqur me pankarta në duar, ku të figuruar ishin flamuri i ish-Jugosllavisë dhe flamuri i Palestinës.
Gjithashtu grupi majtistë në pankartë shfaqi edhe një shkrim. Aty shkruhej ‘Poshtë okupimi, Kosova është Serbi, Palestina shtet’.
Më poshtë keni fotografi nga protesta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.