Ish-presidenti amerikan Donald Trump, është deklaruar mbrëmë pasi luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit të Palestinës, duke porositur se gjatë mandatit të tij në atë rajon ka mbretëruar paqja – pasi që armiqtë e Izraelit e dinin që SHBA-të qëndrojnë fuqishëm pas atij vendi.
“Sa kam qenë në Shtëpinë e Bardhë na kanë quajtur presidenca e paqes, pasi që armiqtë e Izraelit e kanë pasur të qartë që SHBA-të qëndrojnë pranë shtetit hebre, dhe se në rast të sulmit mbi Izraelin do të vinte përgjigja e menjëhershme”, ka shtuar ish-presidenti amerikan.
Ndërkaq sipas tij, tani që president është Joe Biden, bota është çdo herë e më e pasigurt dhe ka më shumë dhunë, “pasi që Biden ka treguar dobësi dhe mungesë përkrahje për Izraelin që ka bërë të ndodhin sulme të reja në aleatët tanë”.
Ndryshe situata mes izraelitëve dhe palestinezëve ditëve të fundit është përshkallëzuar dukshëm, duke u kryer sulme nga të dyja palët dhe duke pasur dhjetëra viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.