Avionët luftarakë të Izraelit goditën sot disa pika në Rripin e Gazës, duke përfshirë një ndërtesë banimi dhe dy banka.
Al-Walid, një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin perëndimor të Gazës, u rrafshua me tokën. Brenda ndërtesës kishte apartamente banimi dhe dyqane tregtare, përveç zyrës së një grupi turk të ndihmave, Yardimeli.
Hani al-Agha, drejtori i Yardimeli në Gaza, tha se ata kanë humbur të gjitha të dhënat dhe informacionet në lidhje me punën e tyre.
Ai theksoi se ndërtesa u shënjestrua për herë të parë në maj të vitit 2019.
Qytetari palestinez Fahed al-Ghalayeni i cili jeton në ndërtesën e shkatërruar për AA tha se banorët nuk ishin në gjendje të merrnin diçka nga gjërat e tyre.
Ndërkohë, aeroplanët luftarakë të Izraelit goditën dy banka, të drejtuara nga grupi Hamas, në qytetin Rafah, Gaza jugore.
Sulmet në Rafah synuan gjithashtu një pozitë ushtarake të krahut të armatosur të Hamas-it pranë kufirit Palestinë-Egjipt.
Bombardimet izraelite në Gaza kanë vrarë 69 palestinezë, përfshirë 17 fëmijë dhe shtatë gra. Të paktën 388 të tjerë janë plagosur, theksuan zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.