×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga në Prishtinë që mund të jetë fatale për shoferët

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 23:35

    Në këtë rrugë e cila është në afërsi të xhamisë në lagjen “Arbëria” e që përfundon në fshatin Shkabaj mungojnë kapakët e pesë pusetave.


    Tri gropa janë në mes të rrugës, dy më në qoshe. Kjo gjendje është evidente që disa ditë, ndërkohë qytetarët po kërkojë nga Komuna e Prishtinës që të marr masa sa nuk është vonë.

    B.P një banor i fshatit Shkabaj, në Prishtinë, që e përshkon çdo ditë atë rrugë, flet për rrezikun që u kanoset shofereve që nuk e njohin mirë rrugë.

    Ai që e ka sefte rrugën gjatë natës, jam i bindur që ka rënë në ndonjërën prej gropave. E paramendoni me të hy rrota e kerrit në të, mundet me ndodhë që ndokush të përfundojë me fatalitet. Këtë rrugë e frekuentoj nga dy here në ditë. Është shumë e rrezikshme me ju ikë atyre në mes, ngase duhet me dalë edhe në anën tjetër, e nëse në atë qaste është edhe një veture në krahun tjetër duhet me e ndal krejt veturën”, tha ai

    Kushtrim Prokshi, një qytetar që po e ngiste veturën në atë pjesë, thotë se i është dashur të lëviz shumë ngadalë deri në fund të rrugës nga frika e gropave.

    “Ishin disa gropa pa kapak. Kam lëvizur shumë ngadalë deri në fund të rrugës se nuk e disha a po kryhen e ajo. Po besojë që me një investim prej 50 eurove Komuna mundet me zgjidh këtë problem. Nuk ka faj shumë edhe komuna këtu, me siguri i ka vjedh kapakët ndokush. Por, megjithëkëtë duhet të mbulohen urgjent”, thotë Prokshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!