Në këtë ditë pesë vjet më parë, Kosova u pranua në FIFA, organin qeverisës të futbollit botëror, përkundër kundërshtim dhe lobim të ashpër nga Serbia.
Në kongresin e 66-të të FIFA-së në Meksikë më 13 maj 2016, delegatët e këtij kongresi kishin votuar për anëtarësimin ose jo të Kosovës. Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova kishte marrë 141 vota për, duke u bërë kështu anëtarja më e re e saj.
Pranimit në FIFA i kishte paraprirë pranimi në UEFA, shtëpinë e futbollit evropian, vetëm 10 ditë me herët.
Pas pranimit në FIFA, Kombëtarja e Kosovës nisi të zhvillojë ndeshje zyrtare me karakter garues, siç ishin ato për kualifikim në Kupën e Botës Rusia 2018.
Rol kyç dhe kryesor për ta bindur Kongresin e UEFA-s ta pranojë Kosovën si anëtare të veten luajti ish-presidenti i FFK-së dhe legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili vdiq dy vjet më vonë, më 9 qershor 2018.
Tani, Kosova është duke e zhvilluar fushatën e dytë kualifikuese në historinë e kombëtares për Kupën e Botës.
Megjithatë, verdhekaltrit nuk e nisën mirë fushatën e dytë kualifikuese për Botërorin e Katarit 2022, pasi i humbën të dy ndeshjet e para në grup kundër Suedisë dhe Spanjës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.