×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kërkon nga Meta pasaportën shqiptare për një “dost”

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 8:48

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një letre zyrtare të nënshkruar nga vet ai, ka kërkuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta që ta pajisë me pasaportë shqiptare një nga aktivistët e partisë të cilën ai udhëheqë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Bëhet fjalë për Halil Gashin, i cili është aktivist i kësaj partie. Në letrën e Haradinajt të siguruar nga Reporteri.net thuhet se Gashi është një nga aktivistët më të dalluar të AAK-së. Po ashtu Haradinaj aty e cilëson Gashin edhe si mik e bashkëpunëtor të ngushtë të tij.

    Tutje në arsyetimin e tij Haradinaj thotë se Gashi është biznesmen i suksesshëm dhe për shkak të natyrës së punës së tij ai duhet të udhëtojë shpesh në vendet e zonës Shengen.

    Në fund Haradinaj shpreson se kërkesa e Gashit për pasaportë shqiptare do të aprovohet nga ana e Ilir Metës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!