×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre mjekë në Prishtinë për transplantim dhe trafikim organesh

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 10:45

    Policia e Kosovës ka njoftuar sot për arrestimin e dy meshkujve shtetas të huaj dhe një mashkull shqiptar nën akuzë për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore në një spital privat në Çagllavicë, shkruan Reporteri.net.


    Njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat dhe janë sekuestruar si provë material kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme.

    Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!