Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka folur rreth masave antiCOVID në këtë qytet turistik shqiptar.
Leli përmes një konference për media tha se Vlora është qyteti i të gjithë shqiptarëve.
“Sot kemi një strukturë hoteliere dhe një shpresë për të gjithë ata që investojnë në sektorin e turizmit. Në këtë vend për shqiptarët është shtëpia e të gjithëve dhe vërtet Vlora është shtëpia e të gjithë shqiptarëve për të kaluar pushime. Ne kemi bërë një projekt të ri që do të ndryshojë tërësisht zonën e plazhit të vjetër.”
“Porti i Vlorës do të shndërrohet në një port marinë turistike sepse porti i mallrave do të zhvendoset. Unë jam i bindur që do të ketë sukses në këtë verë dhe në sezonin që do të fillojë sot. Ne jemi duke punuar për monitorimin me kamera për territorin e Bashkisë së Vlorës për të pasur në monitorim të gjitha pjesët.”
Mes tjerash, ai foli edhe për kufijtë e Shqipërisë që me disa shtete është i mbyllur si pasojë e koronavirusit.
“Jemi në një situatë të përmirësuar shumë, jemi duke shpresuar që të hapen kufijtë me Greqinë dhe të kemi të hapura rrugët e komunikimit me vendet e BE-së”, u shpreh ai.
Tutje, Leli në këtë konferencë për media deklaroi se do të zbatohen të gjitha masat kundër COVID-19, në mënyrë që të të ringjallet ekonomia shqiptare.