×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prishtinë organizohet marsh solidarizues me popullin hebre

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 10:56

    Pas konfliktit në mes të Palestinës dhe Izraelit, qytetarë të Kosovës më 21 maj, do të mblidhen në sheshin ‘Skënderbeu’ në kryeqytet për të marshuar në solidaritet me popullin hebre.


    Marshi do të nis në ora 14:00, shkruan Reporteri.net.

    Sipas organizatorit, Arlind Imeri, ky marsh është shenjë solidarizimi me popullin hebre, pas sulmeve me të cilat po përballet tash e disa ditë.

    “Ky marsh organizohet në shenjë solidarizimi me popullin Hebre pas sulmeve me të cilat po përballet tash e disa ditë ky shtet mik i Kosovës. Shteti i Izraelit ishte pranë nesh kur ne kishim nevojë për strehim gjatë luftës së Kosovës. Andaj, të solidarizohemi me popullin e Izraelit në këto ditë të vështira, është më e pakta që mund të bëjmë”, thuhet në përshkrimin e këtij organizimi.

    Kujtojmë së ditë më parë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, u organizua marsh solidarizues me popullin palestinez, ku ishin pjesëmarrës fytyra të njohura, përfshirë deputetin e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.

    /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!