×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 12:02

    Një 27-vjeçar i identifikuar si Hidisen Dervishi është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar 1 kilogramë kanabis me makinën e tij në aksin rrugor Fushë Krujë-Shkodër. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se Dervishi është ndaluar tek zona e njohur si “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” dhe i është ushtruar konyroll makinës së tij.


    Në bagazh është gjetur një kilogramë kanabis, e cila është sekuetruar dhe më pas i riu është vënë në pranga. Dervishi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Njoftimi i policisë:

    Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, bie në pranga 27- vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike.

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që po qarkullonte me mjet në aksin rrugor Fushë Krujë – Shkodër, dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë së DVP Lezhë organizuan punën dhe në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

    Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin H. D., në bagazh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. D., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!