×
  • Sport
  • Sport

    Pas 8 vitesh, Prishtina shpallet kampione e Kosovës në futboll

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 17:09

    Prishtina është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Superligës së Kosovës pas më shumë se tetë vitesh pritjeje.


    Bardhekaltrit triumfuan 2-1 në udhëtim te Gjilani në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit kosovar.

    Golat për ekipin nga kryeqyteti i shënuan, Gledi Mici dhe Qëndrim Zyba.

    45 minutat e dytë ishin me një intensitet më të lartë, mirëpo u shënua edhe një gol tjetër.

    Golin e vetëm për vendasit e shënoi Arbër Çyrbja, mirëpo ky gol nuk u mjaftoi që të ndalnin Prishtinën që të shpallej kampion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!