Avioni me 267 ushtarë amerikanë ka arritur sot në Aeroportin e Rinasit për të zhvilluar stërvitjen “Defender Europe 21”, që po zhvillohet që sa javë në Shqipëri.
Pjesëmarrëse në këtë stërvitje janë mbi 28 mijë trupa nga 26 vende anëtarë të NATO-së.
E pranishme në mbërritjen e trupave ushtarake në Aeroportin e Rinasit ka qenë Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila tha se kjo stërvitje sjell rritje ekonomike.
“Është e gëzueshme. Trupat e USA po vijnë në Shqipëri. Ky është ushtrimi më i madh amerikan në Ballkan. Është e rëndësishme, historike. Ky ushtrim sjell punësim dhe lëvizje në ekonomi. SHBA kanë shpenzuar 35 milion dollarë, nga punësimi i shoferëve, kuzhinerëve etj. Është ‘big deal’. Mendoj që në fund të gjithë do të kenë përjetuar mikpritjen shqiptare. Faleminderit”, tha Yuri Kim.
Po ashtu, për të pritur ata ishte i pranishëm edhe Shefi i Shtabir të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, ku e cilësoi stërvitjen dhe gjithë evenimentin si një ngjarje historike.
“Është një stërvitje historike një stërvitje që për herë të parë ndodh në Shqipëri sot pritëm 267 trupa amerikanë të cilët janë pjesë e kësaj stërvitje të madhe.
Është një stërvitje komplekse që përfshin në fushën ajrore, tokësore dhe detare. Sot pjesë e ekipit të forcës tokësore që do të bëhet në Bizë është edhe pjesa e ushtarëve që mbërritën sot që do të zhvillohet në Bizë. Është një ngjarje historike, jo vetëm për ushtrinë por edhe për vendin tonë”, tha Begaj.