×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Meçi i shekullit, Fury-Joshua, më 14 gusht

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 23:58

    Tyson Fury ka konfirmuar se meçi i tij në kategorinë e rëndë me Anthony Joshuan do të zhvillohet më 14 gusht në Arabinë Saudite.


    Lufta mes by boksierëve britanikë po vlerësohet si më e madhja në dekadat e fundit të boksit dhe fituesi i saj do të shpallet kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë, raporton Gazeta Express.

    Joshua i mban titujt në WBA, WBO dhe IBF, ndërsa Fury është kampion në WBC.

    Në këtë luftë për herë të parë në historinë e boksit në lojë do të jenë të gjithë katër titujt e kategorisë së rëndë.

    Kampioni i fundit i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë ishte Lennox Lewis i Britanisë së Madhe, nga viti 1999 deri më 2000.

    Duke e njoftuar datën për luftës në një video në Twitter, Fury tha: “Të gjithë sytë e botës do të jenë në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe mezi pres ta bëj copa-copa Anthony Joshuan në skenën më të madhe të të gjitha kohëve”.

    “Kjo do të jetë ngjarja më e madhe sportive që e ka hijeshuar planetin Tokë. Mos e humbisni”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!