×
  • Sport
  • Sport

    Nadal gjunjëzoi Gjokoviqin, shpallet kampion i “Italian Open”

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 7:57

    Rafael Nadal ka fituar titullin e tij të dhjetë në “Italian Open”, pasi mposhti numrin një të botës Novak Gjokoviq, me rezultat 7-5 1-6 6-3 në sete.


    Nadal e fitoi setin e parë, pasi shkuan në “tie break”.

    Mirëpo, serbi e dominoi spanjollin në setin e dytë.

    Megjithatë, Nadal u kthye fuqishëm në setin e tretë për t’u shpallur kampion në turneun italian.

    “Kam pasur një javë pozitive dhe jam shumë i gëzuar”, tha Nadal pas ndeshjes.

    Spanjolli pas fitores së tij në “Italian Open”, vazhdon përsëri në fushën e llojit të njëjtë, për të mbrojtur titullin e ti në Roland Garros

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!