×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo largon superveturat nga Torino – një sinjal se po largohet nga Juventusi?

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 17:09

    Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i ka larguar veturat e tij luksoze nga garazhi në Torino duke nxitur akoma më shumë spekulime për të ardhmen e tij.


    Futbollisti portugez është lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër sidomos nëse nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

    Ndërsa gjatë ditës së hënë, 36-vjeçari ka dhënë një sinjal tjetër se e ardhmja e tij mund të mos jetë te Bianconerët, edhe pse ka edhe një vit.

    Per Sempre Calcio e ka publikuar një video, ku shihet ngarkimi i superveturave të Ronaldos në një kamion të kompanisë Rodo Cargo me bazë në Lisbonë.

    Arritja e veturave të CR7 në vitin 2018 ishte një sinjal i madh për transferimin e tij te Juventusi, ndërsa largimi i tyre ka nxitur thashetheme se Cristiano po largohet nga bardhezinjtë.

    Nëna e lojtarit, Dolores Aveiro, kishte thënë më herët se do të përpiqej ta bindte djalin e saj që të kthehej në Lisbonë, porse agjenti Jorge Mendes ka deklaruar se akoma është herët që futbollisti të kthehet në vendlindje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!