×
  • Sport
  • Sport

    Njeriu i pasur blen klubin dhe inkuadron të birin në skuadër: Ai peshon 126 kilogramë dhe luan 90 minuta

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 8:48

    Një klub i ligës së dytë kineze, Zibo Kuju ka marrë vëmendje të madhe pasi një biznesmen ka blerë klubin dhe ka vendosur ta inkuadrojë në skuadër djalin e tij, He Xinhua, një 35-vjeçar.


    Ai peshon deri në 126 kilogramë dhe në çdo ndeshje luan startues, por edhe 90 minuta.

    Çmimi i tij në vlerën e tregut sipas “TransferMarkt” është dhjetë mijë euro.

    Djali i presidentit e mban numrin “dhjetë” në fanellë dhe është përgjegjës për të gjitha goditjet e lira.

    Pas pesë ndeshjeve me të në skuadër, Zibo ka fituar vetëm një pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!