×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Kavajë 59 vjeçari i rrezikshëm me dy mbiemra

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 9:22

    Policia e Kavajës ka vënë në pranga një person të rrezikshë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.


    Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Nikolla Dura (Duri). 59 vjeçari me dy mbiemra pritet të ekstadohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

    Njoftimi

    Finalizohet operacioni policor “Ndjekja”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana, në koordinim nga Drejtoria e Krimeve kundër Personit dhe Pasurisë në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

    Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 59-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

    Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit N. D.(D.), 59 vjeç, banues në Lushnjë.

    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!