Minuta më parë, Gazeta Online “Reporteri.net” raportoi se gjatë ditës së sotme në rrugën “Gjin Guzuli” të Pejës ka ndodhur një vrasje, ku një person, rreth 40 vjeç, ka mbetur i vdekur.
Në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se hetimet po vazhdojnë lidhur me rastin.
“Dyshohet se një person në Pejë është privuar nga jeta me armë zjarri. Njësitë relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes, si prokurori i krimeve të rënda dhe mjekësia ligjore. Kjo është e gjitha çfarë mund të themi për momentin”, tha Nikçi
Po ashtu, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia ka pranuar informacion se në orën 15:36, se në rrugën “Gjin Gazuli”, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në një lokal. Motivet ende nuk dihet. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha ai për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.