Përfaqësuesja e Kosovës është duke u përballur me lëndime të shumta. Në këtë fundsezon ‘Dardanët’ kanë humbur mesfushorët kryesor të skuadrës për shkak të lëndimeve.
I fundit që iu është shtuar listës së lojtarëve që do t’i humbin ndeshjet e radhës së Përfaqësueses është mesfushori Herolind Shala, shkruan Reporteri.net
Shala ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e fundit me ekipin e tij dhe pritet të mungoj rreth 3 javë.
Kujtojmë që më herët për shkak të lëndimeve kishte humbur sezonin Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu, ndërsa lëndimi i Shalës është një hendikep i madh për mesfushën e Bernard Challandes.
Nuk është konfirmuar ende kush do ta zëvendësojë të sapolënduarin Shala./Reporteri.net/