×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona filmohen duke vjedhur para në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 20:57

    Rastet e vjedhjeve në Kosovë po shënojnë rritje çdo ditë e më shumë, duke ndjell frikë edhe te qytetarët.


    Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në lokalin në ”Stacion të Autobusëve”, ku bëhet pagesa për të shfrytëzuar WC-në publike.

    Në një video shihen se si mbrëmë në ora 03:36 dy persona kanë hyrë brenda në këtë lokal.

    Ata pa maska dhe pa frikë hyjnë në lokalin e vogël dhe vjedhin një sasi parash.

    Rasti tanimë është lajmëruar në Policinë e Kosovës, e cila ka marr edhe shenjat e gishtërinjve të dy personave që shihen në video.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!