×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Amerika e shpalli ‘non grata’, Sali Berisha deklarohet sot para mediave

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 13:52

    Të mërkurën u bë i ditur lajmi se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe familjes së tij të ngushtë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Blinken ka thënë se aktet e korruptuara të Berishës, minojnë demokracinë në Shqipërinë dhe se ai i sheh familjen Berisha si të papërshtatshëm për hyrjen në SHBA, shkruan Reporteri.net.

    Berisha ditën e sotme do të mbaj një konferencë për media në orën 18:00 në Hotel Rogner.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka ftuar mediat të jenë prezente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!