Delegacioni i BE-së nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” dhe Twitter ka reaguar pas rasteve të publikuara të abuzimeve seksuale.
Delegacioni i BE-së dënon më forcë rastet e fundit të abuzimit seksual në Shqipëri, ndërsa thekson se në asnjë moment përdhunimi apo ndonjë formë e abuzimit seksual nuk mund të justifikohet.
Gjithashtu në këtë reagim i bën thirrje institucioneve, drejtësisë, policisë si edhe shërbimeve sociale që të ndërhyjnë kundër kësaj dhunë të tmerrshme.
Reagimi:
Delegacioni i BE-së dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO. Mbroni vajzat në Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret.
No means NO! Rape is a crime and indifference kills. https://t.co/GBqmhSRy7r
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) May 21, 2021