×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthim me tritol pranë një banese në Shijak

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 23:20

    Një shpërthim e një lëndë plasese e cila dyshohet tritol ka ndodhur para pak minutash në banesën e shtëtasit me iniciale O.V 36 vjeç, në Shijak.


    Sipas policisë nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

    “Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së​ shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.”- njofton policia.

    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.

    Ndërkohë policia bën me dije se po vijon krehja e zonës.

    Ndërkohë Ora News mëson se polici po merr në pyetje familjarët.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!