×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkon në mbi 716 mijë numri i vaksinimeve në Shqipëri

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 10:07

    Teksa vaksinimi po vazhdon në Shqipëri edhe me 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, numri i të vaksinuarve atje ka arritur në 716 mijë e 616, ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu.


    Nga 716 mijë e 616 të vaksinuar, 243 mijë e 776 qytetarë tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

    “Vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershori”, shkroi Manastirliu në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!