×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Goditet karteli i drogës në Itali: Arrestohen 13 persona, mes tyre shqiptarë

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 10:06

    Një kartel droge që vepronte në Catania i përbërë nga dy grupe kriminale, që përfshinte italianë, kolumbianë dhe shqiptarë, u godit nga Guardia di Finanzia.


    Mediat italiane shkruajnë se gjatë operacionit të koduar “Cocorito” u arrestuan 13 persona, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Ata akuzohen për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

    Në këtë operacion u angazhuan ushtarë të komandës provinciale të Guardia di Finanza të Catanias, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (Scico).

    13 urdhër-ndalimet u lëshuan nga gjyqtari që po heton mbi çështjen, me kërkesë të Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Katanias për veprën penale grup kriminal që synon trafikimin dhe shitjen e drogës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!