×
  • Lajme
  • Shqipëria

    2 të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 18:53

    Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 3,366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë.


    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.
    Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar dy qytetarë; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 69 dhe 74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe

    Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (25 Maj 2021)

    Raste të reja ditore 14
    Të shëruar në 24 orë 81
    Të shtruar në spitale 43
    Humbje jete në 24 orë 2
    Testime ditore 3,366

    Testime totale 703,636
    Raste pozitive 132,229
    Raste të shëruara 128,907
    Raste Aktive 875
    Humbje jete 2,447

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 439
    Korçë 102
    Shkodër 88
    Vlorë 53
    Elbasan 42
    Berat 39
    Lezhë 32
    Gjirokastër 34
    Fier 21
    Kukës 13
    Durrës 9
    Dibër 3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!