×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nëna rend dyerve të prokurorisë kërkon lirinë e djalit: Është i pafajshëm

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 13:01

    Mamaja e Skënder Krasniqit rend nëpër dyert e prokurorisë duke kërkuar lirinë për djalin e saj i cili u arrestua për herë të dytë për vrasjen e biznesmenit 82 vjeçar, Novruz Likometaj në vitin 2015.


    44 vjeçari u arrestua për herë të dytë për këtë krim 7 muaj më parë dhe ende nuk ka dalë për tu njohur me masën e sigurisë.

    Prokuroria thotë se ka prova që kanë çuar në arrestimin për herë të dytë të Skënder Krasniqit në nëntor të 2020 por mamaja e shqetësuar tregon se nuk ka informacion dhe kërkon që provat që po mbajnë prej 7 muajsh në burg djalin e saj.

    Nëna e moshuar flet për zvarritje të procesit të gjykimit, pasi djali i saj po mbahet në burg pa afat prej më shumë se 7 muajsh.

    “Më kanë marrë djalin në 2020 dhe ka 7 muaj e gjysmë brenda. Ai rri atje i pafajshëm 100%. Ata thonë se e ka vrarë ky por ai është i pafajshëm.”

    Mamaja e moshuar kërkon ndihmën e medias për të ngritur zërin e saj.

    “Ju lutem si media. Të ishte i fajshëm të varej në mes të pazarit por është i pafajshëm. O ma pse më lini brenda se nuk kam bërë asgjë më thotë” tregon gruaja e moshuar.

    Ndërkohë edhe në momentin kur ndodhi ngjarja Skënder Krasniqi u arrestuar për këtë vrasje por u la i pafajshëm 8 muaj më vonë.

    Trupi i 82 vjeçarit Novruz Likometaj u gjet i vrarë në një kazan mbeturinash në vitin 2015. Policia arrestoi atëherë si autor Skënder Krasniqin por më pas ai u lirua për mungesë provash. Herën e parë ai u lirua pas 8 muajsh dhe madje gjykata i dha dhe dëmshpërblim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!