×
  • Sport
  • Sport

    Video është bërë virale, Kantes nuk i shkon as tentimi për të fituar minuta

    Reporteri
    30 Maj 2021 | 17:22

    Shanset e N’Golo Kantes për ta fituar ‘Topin e Artë’ pas paraqitjes ‘Lojtari i Ndeshjes’ për Chelsean kundër Manchester Cityt në finalen e Champions Leagues, janë rritur dukshëm.


    Mesfushori i palodhshëm francez nuk i la për asnjë moment të qetë futbollistët e Cityt në ‘Estadio do Dragao’, transmeton Periskopi.

    Kante ishte emri në buzët e secilit fansa dhe analist të futbollit, pas vërshëllimës së fundit pas një tjetër paraqitjeje brilante.

    30-vjeçari, një prej futbollistëve më të njohur universalisht, është i famshëm për natyrën jashtëzakonisht modeste dhe punën e palodhshme që bën.

    Dhe, pak para përfundimit të kohës së rregullt në finale mbrëmë – derisa Chelsea po mbronte avantazhin pre një goli në shtatë minutat e kohës shtesë – Kante pati mundësinë të humbte pak kohë të vlefshme pasi u ndërhy në mënyrë të palejuar.

    Fituesi i Kupës së Botës, për një moment u rrëzua para se menjëherë të ngritej në këmbë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!