×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Suspendohet organizimi i Copa America në Argjentinë

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 8:56

    Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL ka bërë të ditur se ka suspenduar organizimin e Copa Americas në Argjentinë.


    CONMEBOL ka bërë të ditur se Copa America e cila ishte paraparë të zhvillohej në Argjentinë është suspenduar dy javë para fillimit.

    Arsyeja e suspendimit të turneut thuhet të jenë shqetësimet e zytarëve të CONMEBOL-it për rritjen e rasteve dhe situatën me pandeminë COVID-19 që po mbretëron në Argjentinë.

    CONMEBOL ka bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare në Twitter që Copa America është suspenduar dhe tani do të shqyrtohen mundësitë tjera për organizimin e saj.

    Copa America ishte paraparë të fillonte me 13 qershor me ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Kilit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!