Vijon edhe ditën e sotme aksioni antidroge ne rrethin e Krujës. Operacioni ka nisur dy ditë më parë nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA ndërsa ditën e djeshme u bë me dije se u arrestuan 16 persona dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë.
Sipas news 24 kontrolle të shumta autoritetet po kryejnë në banesa dhe pyje, me qëllim zbulimin e parcelave me kanabis.
Ditën e djeshme u sekuestruan afro 20 mijë rrënjë kanabis dhe u arrestuan këta persona: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu, Erjon Deliu, Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.