Sergio Aguero mbrëmë ka arritur në Barcelonës dhe do t’u nënshtrohet testeve mjekësore nesër.
Të marten ai do të fluturojë për në Buenos Aires për t’u bërë gati për Copa American.
Sulmuesi që mbajti veshur fanellën e Manchester Cityt që nga sezoni 2011/12, do të jetë futollisti më i ri i Barcelonës.
Aguero do t’u nënshtrohet testeve mjekësore sot në mëngjes dhe gjithashtu mund ta nënshkruajë kontratën, edhe pse prezantimi do të bëhet pas përfundimit të Copa Americas.
Ai u pa në mëngjes duke u larguar nga një hotel në Barcelonë dhe raportohet se është nisur për të përfunduar testet mjekësore.
Argjentinasi pasi t’i kryejë testet mjekësore do të udhëtojë për në Buenos Aires për t’iu bashkuar ekipit kombëtar që po përgatitet për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror dhe për Copa American që nis më 13 qershor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.