×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 40-vjeçari në Vlorë

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 20:51

    Një sherr mes dy personave ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Autoritetet sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” dhe nga hetimet e deritanishme sherri ka qenë për motive të dobëta.


    I plagosur ka mbetur Klodian Toska, rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Klan News, Toska është plagosur në dorë dhe ai është shoqëruar nga efektivët drejt spitalit. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur shumë qytetarë, duke bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve në zonën ku ndodhi plagosja.

    Ndërkohë policia sqaron se autori i ngjarjes dyshohet se është F. Sh, i cili është shpallur në kërkim.

    Lidhur me këtë ngjare është ngritur një grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj./tvklan.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!