Zinedine Zidane ka shkruar sot një letër të hapur për tifozët e Real Madridit për të treguar se pse ai dha dorëheqje si trajner i kësaj skuadre.
Francezi u largua për herë të tretë nga Los Blancos , pas largimit fillimisht si lojtar më 2005 dhe trajner më 2018 derisa tani ai po largohet nga Santiago Bernabeu pa fituar asnjë trofe.
“Të dashur tifozë të Real Madridit”, ka filluar Zidane letrën e tij të publilkuar në AS.
“Për më shumë se 20 vite, nga dita e parë që kam ardhur në Madrid dhe kam veshur fanellën e bardhë, me keni treguar shumë dashuri. Gjithmonë jam ndier se ka diçka speciale në mes të neve. E kisha nderin e madh të jem lojtar dhe trajner i klubit më të madh në histori, por mbi të gjitha edhe unë jam një tifoz i Real Madridit. Për të gjitha këto arsye kam dashur ta shkruajë këtë letër, të ju them lamtumirë dhe të shpjegoj se pse vendosa të largohem si trajner.
Kur në marsin e vitit 2019, e pranova ofertën për t’u kthyer në Real Madrid pas një pushimi prej tetë muajsh, e bëra, natyrisht, për shkak se Presidenti Florentino Perez ma kërkoj, por po ashtu edhe për shkakun se ishit ju që ma kërkonit ta bëj këtë çdo ditë. Kur ju kam takuar ndonjërin prej jush në rrugë, e kam ndier mbështetjen e juaj dhe dëshirën që të më shikoni në skuadër përsëri. Për shkak se ndajmë të njëjtat vlera të Real Madridit; ky klub i takon anëtarëve të tij, tifozëve të tij dhe tërë botës. Jam përpjekur që t’i ndjekë këto vlera në gjithçka çka kam bërë dhe jam përpjekur që të jem një shembull.
Të jesh në Real Madrid për 20 vite është gjëja më e bukur që me ka ndodhur në jetën time dhe e di që këtë ia kam borxh tërësisht Florentino Perezit që me ka mbështetur që nga vitit 2001, ai luftoi të me transferonte, për të më sjell këtu kur disa njerëz ishin kundër. E them nga zemra kur e them që do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë presidentit,. Gjithmonë!
Tani kam vendosur që të largohem dhe dëshiroj që të shpjegoj sa më thjesht. Po shkoj, por nuk po kërcejë në anije, apo që jam lodh nga të qenit trajner. Në maj 2018, u largova, për shkak se kaluam dy vite e gjysmë, më aq shumë fitore dhe aq shumë trofe. Ndjeva që skuadra ka nevojë për një qasje të re për të vazhduar të jetë në nivele të larta. Tani, gjërat janë më ndryshe. Po largohem për shkak se ndjejë që klubi nuk ka më besim në mua aq sa me duhet, as të ndërtojë diçka të mesme për qëllime afatgjate.
E kuptoj futbollin dhe e di cilat janë kërkesat e një klubi si Real Madridi, e di këtë, që kur nuk fitoni, ju dëshironi që të largohemi. Por, me këtë harrohet edhe një gjë shumë e rëndësishme, gjithçka që kam ndërtuar prej ditës në ditë do të harrohet, çfarë kam bërë unë për të pasur marrëdhënie të mira me lojtarët, me 150 njerëzit me të cilët kam punuar rreth kësaj skuadre.
Unë jam një fitues i lindur natyral dhe jam këtu për të fituar trofe, por edhe më e rëndësishme se kjo janë njerëzit, ndjenjat e tyre, jeta vetvetiu dhe unë e kam pasur ndjenjën që këto gjëra nuk merren në konsideratë, që ka pasur dështim për t’i kuptua rrethanat dhe po ashtu për ta mbajtur dinamikën e një klubi të madh. Për të thenë më shumë jam kritikuar keq për këtë.
Dëshiroja që të këtë aty respekt për atë çfarë ne kemi arritur së bashku. Do të dëshiroja që marrëdhënia e ime me klubin dhe presidentin të përfundonte muaj më parë por që nuk kishte shumë kohë për trajner të tjerë. Nuk po kërkoja për privilegje, natyrisht se jo, por pak më shumë retrospekt. Këto ditë jeta e një trajneri në një klub të madh, për dy sezone ishte pak më shumë se stres. Për këtë marrëdhëniet ndërnjerëzore janë thelbësore, ato janë më të rëndësishme se sa para, më të rëndësishme se fama, më të rëndësishme se gjithçka. Ato duhet të ushqehen.
Kjo është arsyeja pse jam lënduar aq shumë kur kam lexuar në media, që pas një humbje unë do të shkarkohesha nëse nuk do ta fitoja ndeshjen e ardhshme. Me lëndonte mua dhe tërë skuadrën për shkak se lexoja mesazhe që dilnin nga klubi në media e që ato ndikonin negativisht në skuadër, ato krijuan dyshime dhe keqkuptime. Fatmirësisht, i kisha këta djem të mrekullueshëm pas vetës të cilët me besuan mua dhe unë e dija dhe i besoja po ashtu atyre.
Natyrisht, unë nuk jam trajneri më i mirë në botë por jam i aftë që të gjithëve t’ju jap, qoftë ai lojtar, një anëtarë apo stafi i trajnërve apo ndonjë punëtorë, forcën dhe besimin që ata kanë nevojë për të kryer punën e tyre. E di shumë mirë çfarë skuadre me duhet. Gjatë këtyre 20 viteve në Real Madrid, kam mësuar shumë nga ju, tifozët, që dëshironi të fitoni, natyrisht, por mbi të gjitha dëshironi nga ne të japim të tërë; trajneri, stafi, punëtorët dhe natyrisht lojtarët. Unë mund të ju siguroj që e kam dhënë 100 për qind të dijes sime për këtë klub.
Dëshiroj që ta shfrytëzoj këtë mundësi për të dërguar një mesazh te gazetarët. Kam mbajtur me qindra konferenca për shtyp dhe fatkeqësisht ne kemi folur shumë pak për futboll, edhe pse e di që ju e doni futbollit sepse ky sport na ka bashkuar. Megjithatë, pa pasur qëllim që t’ju kritikoj apo t’ju mbaj ligjërata, do të dëshiroja më shumë pyetje, jo gjithmonë sikur i bënit kontraverse, por pyetje që kishin të bënin me ndeshjet dhe mbi të gjitha me lojtarët të cilët janë dhe gjithmonë do të jenë më të rëndësishmit në këtë sport. Mos të harrojmë një gjë për futbollin, duhet të kujdesemi për të.
Të dashur tifozë të Real Madridit, gjithmonë do të jem njëri prej juve. Hala Madrid! Zinedine Zidane”.