×
  • Sport
  • Sport

    Bastoret nuk i japin gjasa San Marinos, kjo është kuota shumë e vogël për fitoren e Kosovës

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 15:26

    Kosova do të përballet për herë të parë me San Marinon sot në një ndeshje miqësore në Prishtinë, e cila do t’i shërbejë më shumë trajnerin Bernard Challandes për t’i testuar prurjet e reja në kombëtare, para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës në shtator.


    Takimi mes Kosovës dhe San Marinos zhvillohet sonte në orën 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

    Bastoret sportiva nuk i japin fare gjasa San Marinos për fitore, teksa triumfi i Kosovës sot kuotizohet me 1.04, shkruan Gazeta Express.

    Barazimi vlerësohet me kuotë 15, kurse humbja e Kosovës ka kuotën e 26 eurove.

    Pas takimeve me San Marinon dhe Maltën këtë javë, Kosova do t’i zhvillojë edhe dy miqësore të tjera javën e ardhshme, kundër Guineas më 8 qershor dhe kundër Gambisë më 11 qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!