Deputeti i PD dhe kandidati për kryetar të këtij subjekti politik, Agron Shehaj ka bërë me dije se është takuar gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Shehaj e thekson se ka qenë një ftesë e vetë ambasadores Yuri Kim që të bisedonte me kandidatin ne garë për të marrë drejtimin e PS pas humbjes në 25 prill.
Por ajo çka bie në sy eshtë edhe opinioni që ka ky kandidat në lidhje me raportet mes PD dhe SHBA-ve sidomos pas shpalljes non grata të Berishës nga shteti më i fuqishëm i botës:
“Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen.”- ka shkruar Shehaj në profilin e tij në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.