×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin videot e reja, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 9:12

    Të tjera video të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani kanë qarkulluar gjatë ditës së sotme në rrjet. Sikurse shihet edhe këto video janë të shkëputura nga rrjeti social Tik-Tok, ndërsa gjyqtarja në pjesën më të madhe të tyre shfaqet në makinë duke kënduar dhe performuar nën tingujt e muzikës.


    Ajo që bie në sy ndër të tjera në videot e publikuara është muzika e përzgjedhur, ku kryesisht janë këngë hip- hop.

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani. Sipas ILD, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

    Kujtojmë se në videot e publikuara një ditë më parë, gjyqtarja shfaqej duke sfiduar në ambientet e gjykatës.Vetë gjyqtarja tha se videot janë marr nga telefoni i saj dhe se ajo nuk posedon një rrjtet social Tik –Tok.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!