×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Kallash ju kisha vra”: Del tjetër video nga TikTok-u i gjyqtares shqiptare, ngre gishtin e mesit lart

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 11:31

    Video të tjera kanë dalë në media të kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedanit. Disa video gjyqtarja i shoqëronte me këngë që flisnin për mafian dhe kokainën.


    Në një video tjetër ajo shihet duke udhëtuar me automjetin e saj, po në shoqërinë e këngës së reperit të njohur Bardhi me titull “Lot”.

    Ndryshe nga videot e tjera kësaj here gjyqtarja e shoqëron edhe me gjeste të turpshme, ku nën ritmet e muzikës ajo ngre gishtin e mesit.

    Kujtojmë se sot do të merret vendimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për fatin e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani.

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të paraqesë raportin e tij për shkeljet e konstatuara, pas nisjen së procesimit disiplinor të ndaj magjistrates, i iniciuar menjëherë pas bërjes publike të videove nga mediat shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!