×
  • Sport
  • Sport

    Antonio Conte shumë afër emërimit si trajner i Tottenhamit

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 15:20

    Antonio Conte është në bisedime të avancuara me Tottenhamin për t’u emëruar trajner i ekipit të parë.


    Conte është trajner i lirë pasi e shkëputi marrëveshjen me Interin pak ditë pasi ia siguroi klubit titullin e parë në Serie A pas plot 11 vjetëve, transmeton Gazeta Express.

    Ai nuk ishte i gatshëm të qëndronte në Inter për shkak të telasheve financiare me të cilat po përballet klubi zikaltër tani.

    Në përputhje me ujdinë për shkëputjen e kontratës, Conte e ka të ndaluar ta marrë drejtimin e ndonjë klubi italian gjatë sezonit 2021/22.

    Prandaj, ai ka kërkuar punë jashtë vendit dhe ishte në bisedime edhe me Real Madridin, para se gjiganti spanjoll të ndryshonte mendje dhe ta kthente në klub Carlo Ancelottin.

    Edhe Paris Saint-Germain ishte mundësi për Conten, por kthimi në Premierligë gjithmonë ka qenë më i mundshëm duke qenë se ai e fitoi titullin atje me Chelsean.

    Conte duket shumë emërimit në postin e trajnerit të Tottenhamit, ku do ta zëvendësonte të shkarkuarin Jose Mourinho.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!