×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe: Për të ngritur motivimin i them vetes “Unë jam më i miri”

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 21:19

    Kylian Mbappe do të jetë njëri nga yjet e Euro 2020. Në një intervistë ai zbuloi diçka që e ka ndihmuar, që të bëhet njëri nga lojtarët më të mirë të Evropës.


    Sulmuesi i Paris Saint-Germain është i mendimit se për të arritur majën duhet të jesh me një mendje të vetme në qasjen tënde dhe madje disa herë disi të dukesh arrogant.

    “Në futbollin e nivelit të lartë, askush nuk do të bëjë vend për ty, e as nuk do të të thotë se je i aftë. Varet nga ju që ta bindni veten se jeni,” tha Mbappe në një intervistë për Esquire.

    “Egoja, dashuria për veten, nuk është vetëm një kapriço e yjeve. Është gjithashtu vullneti për të kapërcyer veten, për të dhënë më të mirën nga vetja. Sa herë jam në fushë, i them vetes,”Unë jam më i miri”.

    Kur u pyet se si ai e sheh stilin e tij të lojës, Mbappe tha se e sheh veten në të gjitha pozitat e sulmit.

    “Sulmuesi modern që mund të luajë kudo”, deklaroi Mbappe kur u pyet për të përshkruar stilin e tij të lojës.

    “Unë mendoj se CV-ja ime mund të flasë për mua. Unë kam luajtur vetëm në sulm, kam luajtur në të majtë dhe të djathtë. Me gjithë përulësi, nuk mendoj se u është dhënë të gjithëve mundësi për të ndryshuar pozicionin kështu çdo vit dhe të mbajnë performancën në nivelin më të lartë”.

    “Unë kam arritur të punoj në pikat e mia të dobëta, por mbi të gjitha për të përsosur pikat e mia të forta, sepse gjithmonë më thuhej se do të ekzistosh përmes pikave të tua të forta”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!