×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Digjet 17-vjeçari nga Fieri, ishte duke luajtur me një bombol oksigjeni

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 22:09

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fier.


    Policia njofton se një 17-vjeçar, shtetasi me inicialet E.F., dyshohet se duke luajtur në banesën e tij është djegur aksidentalisht me një bombol oksigjeni.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Radostinë, ndërkohë që i mituri ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!