×
  • Sport
  • Sport

    Franca mposht me lehtësi Uellsin, shënon tre gola

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 23:08

    Franca është treguar e fortë për Uellsin, duke dhënë sinjale kështu se është favoriti numër një për të triumfuar në Euro 2020.


    Në miqësoren që u zhvillua në Francë, Gjelat fituan me rezultat të pastër 3-0, në një natë ku u rikthye Karim Benzema pas gjatë vjetësh, i cili pavarësisht se humbi një penallti, bëri paraqitje shumë, shumë pozitive.

    Kylian Mbappen, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele shënuan për Francën. Didier Dechamp startoi në sulm me treshen Benzema, Mmbappe, Griezmann – një sinjal se mund të jetë sulmi i ‘Euro 2020’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!