Ekipi kombëtar i Kosovës do ta zhvillojë nesër ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Maltës.
Kombëtarja e Kosovës në futboll është nisur sot për në Austri, ku nesër në Klagenfurt do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji kundër Maltës. Për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër San Marinos me ekipin nuk ka udhëtuar Lorik Emini, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.
Ndërkaq, me leje të përzgjedhësit Bernard Challandes nga grumbullimi janë liruar Vedat Muriqi dhe Samir Ujkani. Dardanët pasditen e sotme do ta zhvillojnë stërvitjen në Klagenfurt, ndërkohë që ndeshja me Maltën luhet të premten në orën 18:00, përcjell Gazeta Express. Kosova e mposhti San Marinon të martën mbrëma me rezultat 4:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa nesër e zhvillon miqësoren e dytë.
Më pas, ekipi kombëtar i Kosovës, i përbërë kryesisht nga lojtarët e Superligës dhe nga disa prurje të reja, që shihen me potencial për të ardhmen, do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore në Antalya të Turqisë, ndaj Guinesë më 8 dhe kundër Gambisë më 11 qershor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.