Lionel Messi është shumë afër rinovimit të kontratës me Barcelonën. Argjentinasi e ka lënë anash inatin dhe atë që ndodhi verën e kaluar dhe duket se po bindet se më e mira për të, është që të qëndrojë në Barcelonë, te klubi ku i ka dhënë gjithçka.
Sipas ‘El Chiringuito de Jugones’, tashmë Leo Messi e ka kontratën në tavolinë nga Juan Laporta, njeriu që ka ndryshuar gjithçka që prej emërimit në krye të Barcelonës dhe ditë pas dite, po e bind Messin që të rinovojë.
Kontrata është 10 vjeçare, 2 vjet si lojtar në Barça, 2 të tjera do të luajë në Amerikë te Miami dhe më pas do të kthehet në Barcelonë për të marr një rol të veçantë.
Nga kjo kontratë, El Chiringuito raporton se Messi për 10 vjet do të fitojë në total 120 milionë euro neto.
Fjalën e fundit do ta ketë Messi.
? Nuevos detalles del contrato de Messi:
✍️ 10 años vinculado al club
??2 como jugador del Barça
? 120 millones netos. #JUGONES pic.twitter.com/RbPQO43P7h
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 3, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.