×
  • Sport
  • Sport

    Enis Bardhi sërish pozitiv me COVID-19

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 22:33

    Njëri prej futbollistëve më të mirë të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, nuk do të mund t’i bashkohet përfaqësueses A, pasi ka dalë pozitiv në testin e dytë për Covid-19.


    Shkupjani është në karantinë në hotelin “Hillton” dhe nuk ka asnjë kontakt me anëtarë tjerë të përfaqësueses.

    Ndryshe Maqedonia të martën udhëton për në Bukuresht, ndërsa 5 ditë më vonë luan ndeshjen e parë të Kampionatit Europian kundër Austrisë.

    Para nisjes së përfaqësueses A për në Bukuresht, Bardhi sërish do të bëjë testin për Covid-19, ndërsa nëse i njejti del negativ, atëherë shkupjani do të udhëtojë bashkë me lojtarët e tjerë dhe stafin teknik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!