Prezenca e Kevin De Bruyne në Kampionatin Europian nuk është në rrezik, megjithatë fantazisti belg pritet të humbë një apo dy ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi të rëndë në kokë.
Futbollisti u përplas me mbrojtësin gjerman Antonio Rudiger, në finalen e Ligës së Kampionëve mes Chelsea-t dhe Manchester City-t dhe trajneri Roberto Martinez pranon se nuk është rikuperuar plotësisht dhe se fillimisht do të luajë me një maskë plastike.
“De Bruyne do të vijë me ne, por nuk do të jetë gati për të luajtur në ndeshjen e parë, ndaj zëvendësuesi i tij duhet të mendojë për t’u shfaqur në të njëjtën lartësi loje. Po punojmë për t’i përshtatur një maskë plastike dhe shpresojmë ta rikuperojmë sa më shpejt, ndoshta që në ndeshjen e dytë të grupit”, u shpreh trajneri spanjoll i Belgjikës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.