Zvicra i ka nisur në mënyrën më të mirë përgatitjet për Kampionatin Evropian.
Me shqiptarët në formacion, të enjten Zvicra arriti që ta mposhtë 7-0 Lihtenshtajnin, duke treguar se janë gati për “Euro 2020”.
“Përgatitjet shkuan mirë, ka mbetur edhe një javë (për Euro 2020)”, shkroi Xhaka në rrjetet sociale.
Xhaka luajti 45 minuta në këtë miqësore, u inkuadrua në pjesën e dytë. Derisa Shaqiri dhe Mehmeti 45 minuta të pjesës së parë.
Zvicra gjendet në Grupin A me Italinë, Uellsin dhe Turqinë.
Ndeshjen e parë, Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi me shokë do ta luajnë me 12 qershor kundër Uellsit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.