Yllin kosovar e duan edhe klubet tjera gjermane, ato angleze dhe italiane. Werder Bremeni mund ta shesë 24 vjeçarin gjatë kësaj vere për 12 milionë euro.
Eintracht Frankfurti është futur në garë për Milot Rashicën. Futbollisti kosovar do të largohet nga Werder Bremeni gjatë verës që vjen. Dhe, mediumi gjerman “Bild” shkruan se futbollisti ofanziv shihet si zëvendësues potencial i Filip Kostic tek Frankfurti,.
Ndërkohë, në Gjermani futbollistin 24 vjeçar qe një kohë e pëlqejnë edhe Leipzigu dhe Bayer Leverkuseni. Ndërkohë, përfaqësuesin kosovar e pëlqen edhe Aston Villa në Angli. Madje, klubi i Premierligës kishte shprehur interesim për vushtrriasin që nga viti 2019. Rashicën ndër të tjera e pëlqejnë edhe klubet italiane. Werder Bremeni mund ta shesë futbollistin e krahut për 12 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.