×
  • Sport
  • Sport

    Aksion i bukur i Kosovës, shënon Rashica në miqësoren kundër Maltës

    Reporteri
    04 Qershor 2021 | 18:30

    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Maltës në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Austri. Të besuarit e Bernard Challandes e nisën shumë mirë ndeshje, duke radhitur disa raste.


    Por goli erdhi në minutën e 18-të të takimit nga një super aksion i organizuar nga faza e sulmit.

    Arbër Zeneli merr bukur një top në mesfushë, gjen në krahun e djathtë Lirim Kastratin, i cili asiston edhe më mirë te Milot Rashica i cili i vetëm shënon për 1-0.

    Kosova vetëm sa ka shtuar presionin drejt portës kundërshtare për të gjetur edhe golin e dytë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!